Sekuestrohen mjete për nxjerrje ilegale të zhavorrit në Drin të Bardhë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar për vazhdimin e aksionit të sekuestrimit të mjeteve me të cilat ilegalisht po nxirrej zhavorr përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

“Është urdhëruar sekuestrimi i një kamioni transportues, tre ekskavatorëve dhe një seperacioni me të gjitha pajisjet përcjellëse të përdorura në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me këtë rast, institucioni ka njoftuar se aksioni për sekuestrimin e mjeteve të përdorura në aktivitete e paligjshme do të vazhdojë deri në kapjen e të gjitha mjeteve dhe personave përgjegjës. /Kosova.info/

Go to TOP