Së shpejti premiera e shfaqjes `Nyja e Gidionit` në TKK

Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë me dije se shumë shpejt do të sjellë për publikun premierën e shfaqjes më të re teatrore, “Nyja e Gidionit”, një vepër dramatike që trajton përballjen e drejtpërdrejtë mes dy grave, ku fjala dhe heshtja marrin peshë vendimtare.

Sipas njoftimit, shfaqja ndërtohet mbi një dialog intensiv, ku e vërteta shfaqet si një nyjë e vështirë për t’u zgjidhur, duke eksploruar konfliktet emocionale dhe psikologjike mes personazheve. Vepra vë theksin te fuqia e komunikimit, tensionet e brendshme dhe pasojat e fjalëve të thëna apo të pathëna.

Regjinë e shfaqjes e ka realizuar Hana Qena, ndërsa në role interpretojnë Irena Aliu dhe Maylinda Kosumovic. Ekipi krijues përfshin gjithashtu dramaturgen Zoga Çeta Çitaku, kostumografen Hana Zeqa, skenografin Burim Arifi, kompozitorin Ger Kacerja, asistenten e regjisë Fluturë Nishori, si dhe Flaka Kokollin për animacionin.


Go to TOP