“Sapo i jam bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

“Sapo i jam bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, – i thashë. “I je futur ushtrisë, atyre njerëzve nuk u plas për ty. Çfarë po mendon?”, – më tha dhe e ngriti zërin e tij të thellë. “Thjesht… nuk kisha ndonjë ide më të mirë.”, – i thashë. U mbështet për karrige, e hapi pak

gojën, jargët i shkonin, por rrinte disi në mendime. “Por… A ke guxim t’ia drejtosh dikujt armën në kokën, dhe t’ia hedhësh trutë në erë? Do të jesh mirë.”, – më tha, teksa çonte gllënjkat e uiskit, fjalët i ngatërroheshin dhe gjuha e tij dukej si e trashur nga dehja. Ai ishte tapë i dehur. “Duhet të shkoj, të fle se është vonë.”, – i thashë. Lokali ishte i zbrazur. Dëgjohej vetëm një muzikë e lehtë. Ky tipi donte shoqëri, tamam sikur një i dehur i cili ngjitet pas një fjalie dhe e kërkon fjalinë tjetër. “Çfarë?

Nuk ke me çka të shkosh, të çoj unë”, – më tha. “Mund të ngasësh?”, – e pyeta. “Nuk diskutohet, plak. “, – më tha…”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

Go to TOP