​Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 678 raste aktive me COVID-19. Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve aktive.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në kryeqytet aktualisht janë 2 mijë e 614 raste aktive me koronavirus.

Ndërsa Mitrovica është e dyta me më së shumti raste aktive. Në këtë komunë janë 438 raste aktive me COVID-19.

Në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për një vdekje dhe 720 raste të reja me COVID-19.

Go to TOP