Sanxhaku: Kryetarja i KKB-së dërgoi mesazh urimi presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Novi Pazar. 29.05.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Republikën e Turqisë, kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, dr. Misalla Pramenkoviq i dërgoi një mesazh urimi Presidentit, Erdogan transmiton Kosova.info

Karta thotë:
“I nderuari President zoti Erdogan,

Në emër të Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj për fitoren tuaj dinjitoze.

Politika juaj njihet nga qytetarët e Republikës së Turqisë si një politikë prosperiteti, sigurie dhe suksesi.
Fitorja juaj u përshëndet me gëzim të madh nga populli vëllazëror, boshnjakët në Sanxhaku dhe në Republikën e Serbisë.
Ju urojmë shëndet dhe shumë suksese në misionin tuaj të nderuar.

Kryetarja i Këshillit Kombëtar Boshnjak
Dr. Misalla Pramenkoviq”

Go to TOP