Sanksionet e ShBA-së ndaj shefit të BIA-s, Vela e quan Vulinin vegël ruse
Blerim Vela, këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është vegël ruse.
Këtë reagim Vela e ka bërë në llogarinë e tij në Twitter, pas sanksioneve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendosën ndaj kryespiunit serb.
Sipas tij, Vulin është ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon.
“Aleksandar Vulin, kreu i Shërbimit Informativ të Serbisë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Një vegël ruse i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon”, ka shkruar Vela.
