Sallahu: 500 mijë eurot e `2.1 milionëshit’ do të kthehen në Kosovë
Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu ka thënë se janë duke punuar ngushtë me autoritetet në Turqi për t’i kthyer thesarit të shtetit 500 mijë euro të cilat thotë se janë në një bankë në Turqi, si pjesë e 2.1 milion eurove, sipas tij, të vjedhura nga Thesari.
“Ne jo vetëm që do t’i rregullojmë doracakët në arsim të nisur nga Arsim Bajrami PDK, e bitisur nga Hykmete Bajrami LDK, por do t’i kthejmë edhe rreth 500 mijë eurot nga 2.1 milionëshi i avulluar nga ministria kur e drejtonte Hykmete Bajrami. Prej 2.1 milionë eurove të vjedhura rreth 500 mijë janë në një bankë në Turqi dhe në lidhje me këtë jemi duke punuar ngushtë me autoritetet në Turqi që ato t’i kthehen sa më parë thesarit të shtetit. Por, një gjë nuk mund ta kthejmë, kohën që ua keni humbur qytetarëve me keqqeverisje”, ka shkruar zëvendësministri Sallahu. /Kosova.info/
Kukaj ka thënë se doracaku nuk ka vend në shkollat tona dhe as në shoqërinë tonë.
“Dështimet e kësaj qeverie nuk mbarojnë vetëm me politikën e brendshme e të jashtme, me izolimin ndërkombëtar të vendit apo me sanksionet që rëndojnë mbi Kosovën. Tani kanë kthyer goditjet mbi familjen, duke e cenuar këtë strukturë të lashtë dhe themelore të shoqërisë sonë. Ky doracak nuk ka vend në shkollat tona dhe as në shoqërinë tonë. Ne kërkojmë që sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë dhe cilësor, e jo të shërbejë si mjet për politika antikombëtare”, ka thënë Kukaj.
Kukaj ka shtuar se qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe destruktive. “Doracaku i “edukimit seksual” jo vetëm që është tronditës dhe i papranueshëm por është një përpjekje e turpshme që cenon familjen dhe vlerat tona kombëtare. Në një kohë kur shkollat tona vuajnë për një arsim cilësor dhe përqindjet tona në testimet ndërkombëtare si PISA janë poshtë standardeve më të ulëta, Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe destruktive. Në vend që të angazhohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për të sjellë ndryshime reale në klasat tona, kjo Qeveri përpiqet të na e cënojë të ardhmen, duke e përdorur arsimin si fushë për të eksperimentuar me politika të dëmshme me pasoja shkatërruese”, është shprehur Kukaj.
