Salihaj kritikon Ramush Haradinajn për heshtjen ndaj tradhtisë së Edi Ramës ndaj Kosovës

Ish-zëvendëskryeministri Adem Salihaj ka reaguar ashpër ndaj Ramush Haradinajt për vonesën në publikimin e veprimeve që Salihaj i cilëson tradhëtare të Edi Ramës për ndarjen e Kosovës.

Sipas Salihajt, ky projekt famëkeq ka nisur disa vite më parë nga treshja Vuçiq-Thaçi-Rama dhe përbën një rrezik të madh për sovranitetin e Kosovës duke përfshirë edhe minierën e Trepçës. Ai thekson se fshehja e këtyre veprimeve nuk është patriotizëm, por e bën bashkëpjesëmarrës në tradhti.

“Çka do të ndodhte sikur Jack Smith të mos e arrestonte Thaçin në aeroplan që po shkonte ta nënshkruante marrëveshjen për t’ia dhënë Serbisë një të tretën e territorit të Kosovës?”, pyet Salihaj.

Ai shton se shumë persona e kanë paralajmëruar këtë situatë që nga fillimi, por e reja sipas tij është se Ramushi ka përpjekur ta mbajë fshehur këtë fakt për kaq shumë vite. /Kosova.info/


Go to TOP