Salidin Rama shkëlqeu në turneun ndërkombëtar Peja Open 2022

Në ditën e dytë të turneut ndërkombëtar të tenisit Peja Open 2022, i cili po mbahet në Brestovik afër Pejës, Salidin Rama ka arritur një fitore bindëse në kategorinë U-16. Dhe me rezultatin 6-2, 6-1, ai arriti një rezultat fenomenal dhe u vendos në çerekfinale të turneut.

Kujtojmë gjithashtu se kjo është vetëm vazhdimësi e rezultateve të shkëlqyera të Salkos, i cili ka shënuar rezultate edhe në turneun e tenisit të Rilindjes në kategorinë juniore apo U-16 nga 24 deri më 28 gusht. Ndryshe, ky turne organizohet në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës. Ndërsa rezultate të dukshme ka shënuar edhe në turneun ndërkombëtar në Shkup, i cili u mbajt më 20 dhe 21 gusht /Kosova.info

/Kosova.info

Go to TOP