Sali Berisha i reagon ministrit të Brendshëm: Ministri i familjes Çuçi është skafo-ministër

Pas vdekjes tragjike të vajzës 7 vjeçare në plazhin Potam të Himarës, i pari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha kishte kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili sot me një reagim tha se ka përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës, ndaj tij. 

E në lidhje me këtë, Berisha sërish përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në familjen e ministrit Çuçi ka anëtarë kontrabandist dhe trafikant.

Berisha po ashtu e quajti ministrin Çuçi, skafo-ministër.

“Ministri i familjes Çuçi është skafo-ministër!

Të dashur miq, mediat njoftojnë se ministri i familjes Çuçi është anëtar i Shoqatës së Skafistëve, pra është skafo ministër ose xhan i skafistëve dhe veprave të tyre.

Shoqata e ministrit të familjes, i cili ende nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen makabër të vogëlushes 7 vjeçare nga polici trafikant, ka anëtarë kontrabandiste si S. Topçiu dhe trafikante si Roland Ziu”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Go to TOP