Sadiku: Prishtina është nismëtarja e ndryshimit, të dielën zgjedhim shpresën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Ermal Sadiku, ka përcjellë një mesazh mobilizues drejtuar qytetarëve të Prishtinës, në prag të 28 dhjetorit duke e cilësuar kryeqytetin si zemrën e ndryshimit dhe shpresës për Kosovën.

“Prishtinë, ti s’je veç kryeqendra. Ti je nismëtarja e ndryshimit. Je sinjali i parë i shpresës,” ka deklaruar Sadiku duke theksuar rolin historik dhe politik të kryeqytetit në proceset vendimtare për vendin.

Ai ka shtuar se Prishtina është dëshmia më e qartë se arroganca dhe papërgjegjësia nuk kalojnë duke nënvizuar se qytetarët e saj nuk e pranojnë stagnimin dhe politikat pa vizion. Sipas Sadikut, Prishtina gjithmonë ka ditur të japë përgjigjen e duhur përmes votës.

Ai kandidon me numrin 19 në listën e LDK-së, ndërsa numri i subjektit është 123. /Kosova.info/


Go to TOP