Sadiku: LVV nuk udhëhiqet vetëm nga Kurti e Konjufca, vendimet merren nga prapaskena

Politologu Arbnor Sadiku ka hedhur kritika ndaj Lëvizja VETËVENDOSJE! duke deklaruar se votuesit e kësaj partie duhet ta dinë se ajo nuk udhëhiqet vetëm nga figurat e saj formale.

Sipas Sadikut, përveç Kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, rol më të rëndësishëm dhe vendimtar në prapaskenë, siç u shpreh ai, kanë Dejona Mihali, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha dhe profesorë nga Shqipëria.

Ai vlerësoi se kjo mënyrë e funksionimit të partisë ka ndikuar në, sipas tij, krizën morale dhe politike që po i servohet vendit nga LVV. /Kosova.info/


Go to TOP