Sadiku: Isha deputeti i 11-të më aktiv në Kuvend, faleminderit 18 mijë qytetarëve për besimin
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka bërë të ditur se në legjislaturën e 10-të ka rezultuar deputeti i 11-të më aktiv në Kuvendi i Kosovës, me 16 fjalime dhe 4,641 fjalë të mbajtura në seancat parlamentare.
Ai theksoi se kjo statistikë vjen edhe pse shumica e debateve kanë qenë për tema që nuk kanë qenë pjesë e komisionit ku ka kontribuar drejtpërdrejt.
Sadiku shprehu mirënjohje të veçantë për rreth 18 mijë qytetarët që i besuan votën dhe i dhanë mundësinë t’i përfaqësojë në sallën e Parlamentit të Kosovës.
“Me përulësi, i nderoj edhe të gjithë ata që kontribuuan që ky shtet dhe ky popull ta ketë këtë parlament. Ju dua”, ka deklaruar ai. /Kosova.info/
