Sadiku: Besimi i qytetarëve u rrit, mandati i ri sjell më shumë përgjegjësi

Deputeti i rizgjedhur i LDK-së, Ermal Sadiku, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e qytetarëve, teksa po pritet përfundimi i numërimit të votave me postë.

Sadiku ka bërë të ditur se ka analizuar rezultatet e votave të tij në krahasim me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar duke e cilësuar besimin e marrë nga qytetarët si një nder dhe motivim të madh për punën e tij politike.

“Jam jashtëzakonisht falënderues për besimin dhe nderin që ma keni dhënë secili prej jush. Ky rezultat është motivim i madh për mua dhe përgjegjësi edhe më e madhe”, ka shkruar ai.

Deputeti i LDK-së ka premtuar se gjatë mandatit të ri do të angazhohet edhe më shumë, me fokus në transparencë, komunikim të qartë dhe afërsi me qytetarët në çdo vendim dhe veprim.

Ai i ka falënderuar mbështetësit për besimin e dhënë duke theksuar se do të vazhdojë punën në shërbim të qytetarëve. /Kosova.info/

Go to TOP