“Sa të dua bre”, Stresi nuk kursen dedikimet ndaj nënës – ndan videon e ëmbël

Kur bëhet fjalë për nënën, Stresi nuk është një bad boy. Reperi shqiptar ka treguar gjithmonë dobësinë që ka për personin më të shtrenjtë të jetës së tij. Sa herë që i jepet mundësia, nuk kursen as deklaratat publike ndaj saj.

Së fundmi, reperi ka publikuar një video të së ëmës, ku shihet mjaft e kuruar.

“Oh nëna ime sa të dua bre!”, ka shkruar Stresi.

 Ndërkohë, sa i përket muzikës, reperi publikoi pak ditë më parë këngën me titull “Noise”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. Kujtojmë që reperi ka bërë paqe dhe me “rivalin” e tij, Noizy ndërsa fansat po shpresojnë për një duet mes tyre.

Go to TOP