Rusia sulmon Sumin e Ukrainës me dronë e artileri

Rusia sulmoi rajonin Sumi të Ukrainës me dronë dhe artileri gjatë natës, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës dhe administrata ushtarake e rajonit verilindor.

Rajoni u granatua tetë herë, shkroi administrata në Telegram, duke shtuar se nuk ka raporte për viktima.

Forcat Ajrore thanë se kanë rrëzuar 12 nga 13 dronët e nisur nga Rusia në drejtim të infrastrukturës energjetike në Sumi.

Administrata rajonale tha se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë përkohësisht në rajonet Sumi, Romni dhe Okhtirka.

Më 17 prill, ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Ihor Klymenko, ka thënë se që nga fillimi i vitit 2024, “trupat ruse kanë granatuar rajonin e Sumit më shumë se katër mijë herë”.

Për më tepër, ushtria ukrainase raporton vazhdimisht për zbulimin e grupeve të sabotimit dhe të inteligjencës ruse në rajonin Sumi.

Pavarësisht provave dhe dëshmive, Moska mohon se në shënjestër të sulmeve të saj janë objektivat civile.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në përgjigje, Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër saj, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim.

Go to TOP