Osmani: Vizioni dhe synimi i Aganit, integrimi euroatlantik

Njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi akademik Fehmi Aganin, mendjendriturin, vizionarin, filozofin dhe njeriun e devotshëm, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka përkujtuar vrasjen e akademik Fehmi Agani, nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, më 6 maj 1999, dorën e djathtë të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova.

“Ata nuk arritën ta vrasin idealin e tij jetësor, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit. Vizioni i përbashkuesit Agani do të na udhëheq përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit dhe synimin euroatlantik. Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm, ndërkaq kujtimi për akademik Aganin është i përhershëm!”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP