Rushiti kërkon drejtësi për krimet serbe në Kosovë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me organizatat e Platformës “Bëhu Zëri Im”, kanë organizuar disa aktivitete në shënim të 14 Prillit – Ditës Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me këtë rast Feride Rushiti nga QKMRT, derisa tha se dy dekada e gjysmë më parë kjo ditë ishte traumatike për shumë gra e burra, kërkoi drejtësi për krimet serbe në Kosovë.

“Prilli dhe pranvera e vitit 1999 për shumë nga ne na rikthen në ngjarje traumatike ku fatkeqësisht trupi i grave e i burrave u bë pjesë e fushë betejës së luftës. Kjo ditë duhet të jetë pjesë e memories kolektive të Kosovës. Ne sot kemi filluar edhe me një fushatë mediatike e cila ka për qëllim që të ju ftojë secilin prej jush për të dalë me një kampanjë ku ju mund te kërkoni drejtësi për të mbijetuarit”, tha ajo. /Kosova.info/

Go to TOP