Digjet një fabrikë në Podujevë

Një fabrikë është përfshirë nga zjarri sot në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Sipas raportimeve të para thuhet se fabrika është marrë me përpunimin e mjedrave.

Ende nuk dihet shkaqet që kanë shkaktuar shpërthimin e zjarrit, e as nuk dihet nëse ka pasur të lënduar dhe sa është vlera e dëmeve.

Ekipi i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes.

Go to TOP