Rita Ora e emocionuar për koncertin në Tiranë

Rita Ora ka thënë se është shumë e emocionuar për koncertin në Tiranë.

Përmes një postimi në Instagran, ajo njoftoi se ftesën e ka marr nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në koncertin që do mbahet në sheshin “Skenderbej” për të festuar Tiranën si Kryeqytetin Evropian të Rinisë 2022, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë.

“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që rikthehem në Tiranën time të dashur. Erion Veliaj më ftoi të performoj në një koncert, falas për të gjithë, për të festuar së bashku vitin e Tiranës – Kryeqyteti Europian i Rinisë! Në 6 Shtator, Sheshi Skënderbej”, ka shkruar artistja.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022, një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian. Tirana EYC 2022 paraqitet si një makroprogram prej 365 ditësh, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, që shohin në qendër rininë. Tirana EYC 2022 implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Go to TOP