Rron Gjinovci i ngacmon me sabah Bujar Dugollin e Ardian Kastratin

Rron Gjinovci, drejtor ekzekutiv i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), është tallur mëngjesin e së enjtes me dy profesorët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Enver Dugollin dhe Ardian Kastratin.

Reagimi i Gjinovcit vjen pasi Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës i ka shpallur të dy profesorët; Dugollin e Kastratin si plagjiatorë

“Mirëmëngjes të gjithëve përveç Bujar Dugollit e Ardian Kastratit që Këshilli i Etikës i UP-së i ka shpallë plagjiatorë. Hajde 1 mijë llajka sahora”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Pas vendimit të Këshillit të Etikës, ORCA ka kërkuar që atyre të iu hiqen titujt akademikë, për shkak të plagjiaturës.

Dugolli ka thënë se një gjë e tillë është propagandë ndaj tij.

Go to TOP