E ardhmja e Ruiz në Angli, katër klube e duan transferimin e spanjollit

Fabian Ruiz duket se do të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll është ndër lojtarët kryesorë të Napolit në vitet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Por kontrata e lojtarit me Napolin skadon në verën e vitit 2023 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Kësisoj klubi italian po mendon ta shes këtë verë yllin spanjoll për mos të rrezikuar t’iu ikë vitin tjetër pa fituar asgjë.

E ardhmja e Ruiz është në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku katër skuadra janë të gatshme ta transferojnë këtë verë.

Manchester United, Manchester City, Arsenal dhe Newcastle United janë katër skuadrat që e duan transferimin e spanjollit.

Napoli është gati ta shes, por synon që nga largimi i Ruiz të fitojë rreth 30 milionë euro. 

Go to TOP