Rrokulliset një veturë në Gurrakoc të Istogut, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Kështu tha Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova tha se në këtë vetaksident është rrokullisur një veturë.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 06:45. Personi i lënduar është dërguar në QKMF në Istog për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Go to TOP