Rrezohet mocioni i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka rrëzuar mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselt, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit përmes së cilit kërkuan rrëzimin e aktakuzës.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, ka theksuar se heqja e periudhës para fundit të majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999 do ta fragmentonte rastin.

Sipas tij, rregullat gjyqësore parashohin kundërshtim të pikave të aktakuzës si të tilla e jo kundërshtim të pikave të veçanta, siç ka bërë mbrojtja. 

“Trupi gjykues rrëzon mocionin e mbrojtjes sipas rregullit 130 në tërësinë e vet, duke marrë parasysh sa më lart, trupi gjykues nuk është e nevojshme të shkojmë në themelësinë e argumenteve të mbrojtjes sa i takon periudhës së fillimit dhe përfundimit të konfliktit të armatosur jo kombëtar”, theksoi kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Avokatët e të akuzuarve në mocion kishin kërkuar rrëzimin e pikave që ndërlidheshin me periudhën para majit 1998 dhe pas qershorit 1999. Seanca po vazhdon e mbyllur për publikun.


Go to TOP