Rrëshqet dheu në një kantier ndërtimi në Gramsh, humbin jetën dy punëtorët

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gramsh, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, ku ka rrëshqitur një masiv dheu. Si pasojë kanë humbur jetën dy punëtorët A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Go to TOP