Rrëfimi rrëqethës i nxënëses së mbijetuar të masakrës në një shkollë në Teksas: U mbulova me gjakun e shokut, ai vrau mësuesen time para syve të mi

Një nxënëse e klasës së katërt, e cila i mbijetoi të shtënave në Uvalde të Teksasit, duke u mbuluar me gjakun e një shoku të klasës, tha se nuk ndihet e sigurt në shkollë pas masakrës.

Duke folur në një mesazh të regjistruar para ligjvënësve amerikanë, Miah Cerrillo, 11 vjeç, tha se ajo ka frikë se të shtëna të ngjashme mund të ndodhin sërish.

Të shtënat e fundit kanë shkaktuar rifillimin e debatit kombëtar në SHBA rreth rregulloreve të armëve.

Por përpjekjet për të avancuar rregulloret kombëtare të kontrollit të armëve shpesh kanë ngecur, raporton bbc.

Të shtënat në shkollë kanë marrë jetën e 21 personave, përfshirë 19 fëmijëve të vegjël.

Në një dëshmi emocionale përpara një paneli të Kongresit që po shqyrtonte dhunën me armë në SHBA, Cerrillo kujtoi të shtënat e tmerrshme, të cilat për të filluan kur një mësuese u tha studentëve të fshiheshin pasi panë të armatosurin, një vendas 18-vjeçar.

Personi i armatosur qëlloi mësuesen e saj ndërsa fëmijët u mbuluan pas tavolinës me çantat e librave.

“Ai i tha natën e mirë dhe e qëlloi në kokë”, tha ajo duke shtuar se “më pas ai qëlloi disa nga shokët e mi të klasës”

Cerrillo u plagos në shpatullat e dorës dhe kokën e saj. Gjatë incidentit, ajo u shtir si e vdekur përpara se të përdorte telefonin e mësueses së saj për të telefonuar 911 dhe për të kërkuar policinë.

“Mendova se ai do të kthehej në dhomë, kështu që rrëmbeva gjakun e [shokut të saj të klasës] dhe e vendosa mbi mua”, tha ajo. “Unë thjesht qëndrova e heshtur”, deklaroi adoleshentja.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së është planifikuar të debatojë një projekt-ligj që do të rriste moshën minimale për të blerë disa lloje të armëve nga 18 në 21-vjeç. Projektligji nuk ka gjasa të kalojë në Senat.

Vetëm një pjesë e vogël e 50 senatorëve republikanë duken të hapur ndaj legjislacionit të ri për armët, me demokratët që kërkojnë masa më të rrepta të armëve për të bërë kompromis me kolegët e tyre republikanë.

Go to TOP