Roma fillon kontaktet me agjentët shqiptarë për Remo Freuler

Remo Freuler është njëri nga mesfushorët më të mirë në Serie A ndër vite.

Mesfushori zviceran është pjesë e Atalantës që nga viti 2016 kur iu bashkua nga skuadra helvetike, Luzern.

29-vjeçari ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira, por mund të largohet nga Atalanta pasi është futur në vitin e fundit të kontratës.

Roma është skuadra më e interesuar për të dhe tanimë kanë nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e zviceranit.

Freuler përfaqësohet nga dy agjentët shqiptarë Erdin dhe Arbër Shaqiri të cilët kanë pasur kontaktet e para me drejtorin sportiv të Romës, Thiago Pinto.

La Republica ka raportuar se mesfushori zviceran pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho dhe Roma synon që ta marrë atë në verë me parametra zero.

Gjithsesi gjatë janarit pritet që dy agjentët shqiptarë, Erdin dhe Arbër Shaqiri të kenë tjetër takim me Thiago Pinton për të gjetur një marrëveshje për lojtarin.

Freuler këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje me Atalantën mes kampionatit dhe Serie A, ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër. 

Go to TOP