Rojet bregdetare italiane: Kemi frikë se rreth 60 persona kanë vdekur në mbytjen e anijes

Roja Bregdetare Italiane ka njoftuar sot se ka frikë se rreth 60 persona kanë vdekur në një mbytje anijeje që ndodhi rreth njëqind kilometra larg brigjeve kalabreze.

Sot, roja bregdetare gjeti nëntë trupa të tjerë në detin Jon pas mbytjes së anijes që ndodhi të hënën, raporton Ansa.

Rreth 60 persona, përfshirë 26 fëmijë, u zhdukën në mbytjen e një varke me vela që transportonte emigrantë, thanë 11 të mbijetuar.

Go to TOP