Rama e Zogaj pritën BERZh – prezantuan plane dhe projekte të ndryshme për transformimin e kryeqytetit

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me Nënkryetarin Alban Zogaj, mirëpritën në takim anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), të cilët përfaqësojnë shtetet anëtare nga Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika.

Gjatë takimit, Kryetari Rama falënderoi BERZh për përkrahjen e vazhdueshme në reformimin e Trafikut Urban dhe prezantoi plane dhe projekte të ndryshme për transformimin e kryeqytetit. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me BERZh për realizimin e këtyre projekteve në Prishtinë, duke kërkuar mbështetjen e tyre në këtë drejtim.

Pas takimit, Kryetari Rama dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZh vizituan ndërmarrjen publike lokale, Trafiku Urban. Ata u njohën nga afër me punën që po kryhet në këtë ndërmarrje dhe diskutuan planet për vazhdimin e reformimit të plotë të ndërmarrjes dhe linjave të autobusëve. /Kosova.info/

Go to TOP