Rohde: Mbështesim luftën e Ukrainës për liri dhe demokraci
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka shkruar për ditën e pavarësisë së Ukrainës. Ai u shpreh mirënjohës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe gazetaren ukrainase, Irina Synelnyk, për “kontributet e tyre të fuqishme në festën e sotme të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës”.
Ai, në një postim në platformën ‘X’, ka shkruar se në bashkorganizim me vendet e QUINT-it dhe me European Centre for Press and Media Freedom, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kanë shprehur mbështetjen e luftës për lirinë e demokracinë e Ukrainës. /Kosova.info/
Grateful to PM @albinkurti + Irina Synelnyk for their powerful contributions at today's 🇺🇦 Independence Day celebration. Co-hosted by Quint embassies 🇫🇷🇩🇪🇮🇹🇬🇧🇺🇸+ 🇪🇺, @ECPMF & @AGK_AJK, the event highlighted our united support for 🇺🇦's fight for freedom + democracy.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 26, 2024
Slava Ukraini! pic.twitter.com/cy7mAhLrdz
