Përmbytje në Sudan, dhjetëra të vdekur
Sudani po përballet me përmbytje masive. Reshjet e mëdha çuan edhe deri tek shembja e digës më të madhe, e cila kishte shërbyer si burim kryesor i ujit të pijshëm në Portin e Sudanit.
Së paku 60 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një dige në Sudan. Sipas autoriteteve numri i viktimave rrezikon të rritet, përderisa reshjet masive çuan edhe deri të shpërthimi.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë të pamundurën për në kërkimin e të mbijetuarve. Diga e Arbatit ka një kapacitet prej 25 milionë metra kub dhe është burimi kryesor i ujit të pijshëm për qytetin bregdetar në Portin e Sudanit, ku edhe qeveria ushtarake është e vendosur.
Pas 16 muajsh lufte civile mes grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë dhe ushtrisë sudaneze, tani Sudani po përballet me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje që kanë vrarë dhjetëra dhe kanë detyruar dhjetëra mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre. Shembja e digës në shtetin e Detit të Kuq është një nga incidentet më të rënda, e cila ka shkatërruar zona dhe fshatra të tërë, sipas zyrtarëve të shtetit.
Edhe shefi i ushtrisë Abdul-Fattah al-Burhan, vizitoi zonat e prekura nga përmbytjet. Në një postim në Facebook, ushtria u bëri thirrje të gjitha “agjencive federale dhe shtetërore që të përdorin të gjitha mundësitë për të ndihmuar qytetarët në këto rajone dhe për t’u ofruar mbështetje dhe ndihmë atyre.
