Rohde: Gjermania e emocionuar për Javën e Krenarisë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka shprehur përkrahjen e Gjermanisë për nisjen e Javës së Krenarisë në Prishtinë.
“Gjermania është e emocionuar që Java e Krenarisë së LGBTQI+ ka filluar më në fund. Të drejtat LGBTQI+ janë të drejta të njeriut. Ato nuk duhet të negociohen, ato duhet të zbatohen”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka përgëzuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe deputeten Mimoza Kusari – Lila për fjalimet e tyre gjatë ceremonisë së kësaj jave. /Kosova.info/
🇩🇪 is excited that 🇽🇰‘s Pride Week has finally started. LGBTQI+ rights are human rights. They must not be negotiated, they have to be enforced.🙏 to @albulenahaxhiu_, @mimozakusari and colleagues for your strong speeches and firm commitment to the cause at yesterday‘s opening.🏳️🌈 pic.twitter.com/BxVBGUoBRA
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 4, 2024
