Rohde e quan lëvizje të duhur veprimin e Konjufcës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, e ka vlerësuar lëvizje të duhet vendimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që të marrë opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me Ligjin për Këshillin Prokurorial.

Ai në një postim në Twitter ku ka shpërndarë postimin e ambasadorit të BE-së, i cili poashtu ka përshëndetur vendimin e Konjufcës,  ka thënë se ndjekja e rekomandimeve të Komisionit të Venecias do të sigurojë që ligji të jetë sipas standardëve evropiane.

“Vërtet lëvizja e duhur. Ndjekja e rekomandimeve të Komisionit të Venecias të KiE-së do të sigurojë që ligji të jetë në sinkron me standardet evropiane”, ka shkruar Rohde.

Go to TOP