Roberti çudit me deklaratën: Vajza jonë nuk e di se unë dhe Nora jemi divorcuar

Prej kohësh, Nora Istrefi dhe Robert Berisha nuk janë më bashkë, por mbeten ndër të paktat çifte të ndara në paqe.

Ata takohen shpesh bashkë për shkak të vajzës Renee, shkojnë në udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e janë shokët më të mirë të njëri tjetrit.

Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here.

Së fundmi, Berisha ka treguar në një intervistë për “Goca dhe Gra” se situata mes tyre është arritur të menaxhohet aq mirë, sa vajza e tyre nuk e di se janë të divorcuar.

“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shtëpi, ne dhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vjen puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i fol”, tha Berisha.

Veç kësaj duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë, Roberti ka treguar se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien e tyre.

“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, u shpreh ai.

Go to TOP