Robert Berisha vë në siklet moderatoren: Po ti sa vjeç je?

Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha zbuloi nëse do jetë pjesë e Big Brother Vip.

Mes shakash ai tha se do pranonte vetëm nëse më parë i dërgojnë të shikojë listën e vajzave.

Por batutat nuk kanë të ndalur, kur në emision ke një të ftuar si Roberti.

Teksa moderatorja, Arjola Shehu foli për një ofertë që i është bërë në të kaluarën për të marrë pjesë në Big Brother, Roberti e replikoi duke i thënë: ‘Po ti sa vjeç je.”

Gjithashtu Robert Berisha tha se nëse do shkonte te Big Brother, do ishte shumë e vështirë për atë, sepse do qendrojë larg të bijës, Rene.

“Nuk e di nëse vajza do pëlqejë ato që do bëjë babi brenda nëse futen në Big Brother”, tha Robert Berisha.

Go to TOP