Rizvanolli: Situata me furnizim me rrymë pritet të përkeqësohet

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha pas mbledhjes së Qeverisë se pritet të përkeqësohet situata me furnizim me energji elektrike.

Javën në vijim tha se janë kritike, por tha se “kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime”.

“Vendosëm masat emergjente për furnizim me energji, duke qenë se situata me furnizim me energji pritet që të përkeqësohet gjatë javëve në vijim, duke marrë parasysh uljen e temperaturave në të gjithë Europën. Po hyjnë në javë dhe muaj kritikë të dimrit. Kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime… Nuk jam duke e thënë këtë”, tha Rizvanolli.

Ministrja theksoi se çmimet e energjisë elektrike në tregjet europiane “pritet të rriten” dhe se “konsumi pritet të rritet gjithashtu”.

“ështu që po hyjmë në një fazë ku duhet të kemi edhe më shumë kujdes për kursim të energjisë, gjë që do të ndikojë në uljen e importit, në uljen e kostos së sistemit, si dhe në ruajtjen e buxhetit të shtetit”, tha ajo.

Go to TOP