Rizvanolli: Lufta ndaj krimit në veri ndikoi në ndaljen e rritjes së konsumit të rrymës
Lufta ndaj krimit të organizuar në veri të Kosovës ka ndihmuar në ndaljen e rritjes së shpenzimeve të energjisë elektrike.
Kështu ka thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke shtuar se “lufta ndaj krimit të organizuar shpaguhet në shumë mënyra”.
Me anë të një postimi në Twitter, Rizvanolli ka shpërndarë postimin e ministrit të Brendshëm për shkatërrimin e tre laboratorëve të drogës në veri.
“Për shkak të operacioneve kundër kultivimit të drogës dhe mihjes së kriptovalutave, rritja jonormale e konsumit të energjisë që është parë viteve të fundit në katër komunat në veri të Kosovës, është ndalur”, shkroi Rizvanolli.
Prev Post
Burrat duan veç se*s për Shën Valentin?
