Rita Ora shpreh mbështetjen e saj për Ukrainën

Një situatë e vështirë po mbizotëron këto ditë në shtetin e Ukrainës, e cila është në rrezik pushtimi nga shteti rus.

Sulmet e së enjtes kanë qenë kryetemë në të gjitha mediat botërore, teksa të përfshirë në frymën e kësaj krize janë edhe fytyrat e shumta publike.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila këto ditë ndodhet në Itali për Javën e Modës në Milano, shprehu mbështetjen e saj për popullin e Ukrainës përmes një fotografie.

Ajo ndau me ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi të kryeqytetit Kiev, së bashku me flamurin e Ukrainës.

Në përshkrimin e fotografisë së ndarë me 16.1 milionë ndjekësit e saj, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” vendosi një emoji që simbolizon lutjen, duke bërë kështu të ditur se lutjet e saj shkojnë për popullin e Ukrainës.

Rita ndodhet në Milano e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori ndërkombëtar Taika Waititi.

Dyshja kanë së bashku në Los Angeles para se të arrinin në Milano, gjersa më pas do të largohen sërish në Australi, ku Rita do të vazhdojë punën e saj si trajnerë e “The Voice Australia”

Go to TOP