Rita Ora gati për koncertin madhështor që do të mbahet në Kullën Eiffel

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, do të mbajë një koncert gjigant më 30 shtator.

Ajo do të ngjitet në Kullën Eiffel të Parisit, për të performuar live një recital këngësh të saj para miliona fansave në një transmetim direkt.

Biletat e këtij koncerti kanë dalë tashmë në shitje dhe 30-vjeçarja është shumë e entuziazmuar për koncertin.

Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa video, duke zbuluar se si kanë shkuar përgatitjet për natën e saj të spektaklit.

Ajo mund të shihet e ngjitur në Kullën Eiffel, ndërsa mban mikofronin në duar dhe është gati të nisë performancën e saj.

Këngëtarja shqiptare do të duket shumë aktraktive në këtë koncert e veshur në të zeza dhe me një kurorë në kokë, teksa tashmë veç i ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga kjo paraqitje në Facebook dhe Instagram.

Rita përndryshe pritet të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë këtë vit, pas një qëndrimi disa mujor në Australi dhe ShBA.

Ajo nuk ka shkelur në qytetin e saj, Londër, që kur theu rregullat anti-COVID vitin e kaluar me organizimin e një feste të jashtëligjshme të ditëlindjes, në kohën kur vendi ndodhej në kufizime të rrepta të izolimit shkaku i coronavirusit.

Go to TOP