Rita Ora e zhveshur në vaskë, paralajmëron këngën e saj të re

Ajo ka zbuluar se kënga e saj e re “You Only Love Me” do të publikohet të mërkurën.

Dhe përpara publikimit, Rita Ora ndau me ndjekësit një video ngacmuese në faqen e saj në Instagram të hënën në mbrëmje, për kënaqësinë e fansave të saj, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçe, mund të shihej e zhveshur dhe e zhytur në një vaskë në klipin mbresëlënës, në mbishkrimin e të cilit theksoi: “Më shumë për t’u zbuluar… të mërkurën ora 17:00 GMT”.

Interpretuesja e hitit “You For Me” dukej mahnitëse në videon e shkurtër, me flokët e lagura dhe një fytyrë me makijazh, ku mes të tjerash mund të theksohej buzëkuqi i saj i kuq.

Rita mori një mbështetje të madhe nga fansat e saj në pjesën e komenteve të videos, teksa ata i thanë se ‘mezi prisnin’ këngën e saj të re.

Komentuesit përfshinin motrën e saj Elena dhe mikun e saj të ngushtë, Vas J Morgan.

Fillimi i videos dukej se shfaqte notat muzikore hapëse të këngës së re të Ritës.

Videoja është realizuar në një banjë elegante të zbukuruar me pllaka metroje jeshile dhe të bardha, teksa ajo zhytej vetme në një banjë.

Klipi i ri vjen pasi Rita publikoi më herët një tjetër video të shkurtër në rrjetet sociale duke paralajmëruar muzikën e saj të re.

Në video, Rita shihej së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi, 47 vjeç, në plazh duke parë një shfaqje fishekzjarresh.

Klipi u shfaq për disa sekonda nën ritmet e këngës së saj të re, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruhej: “Befasi, po kthehem, ‘You Only Love Me’ XX/01/23”.

Rita Ora dhe fituesi i çmimit “Oscar” me prejardhje nga Zelanda e Re u martuan vitin e kaluar në një ceremoni të vogël në Londër gushtin e kaluar.

Një burim i tha The Sun në atë kohë: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre që mund ta shihnin se sa çmendurisht të dashuruar janë”.

Go to TOP