Bota

Ringjallja e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ky shtet kërkon takim urgjent

Irani ka kërkuar të hënën, 25 prill, takim të ri “sa më shpejt që është e mundur” në kuadër të bisedimeve që janë zhvilluar në Vjenë me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Teherani ka zhvilluar negociata të drejtpërdrejta me Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë dhe me Shtetet e Bashkuara në formatin indirekt, meqë kjo e fundit është larguar nga pakti bërthamor më 2018.

Megjithatë, pas ardhjes së presidentit Joe Biden në krye të SHBA-së, ai ka shprehur gatishmëri për kthim në këtë marrëveshje.

“Një takim ballë për ballë duhet të ndodh sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh.

“Ende nuk është vendosur ku edhe kur ta kemi këtë takim dhe në çfarë niveli duhet të mbahet, mirëpo është në agjendë”.

Marrëveshja e vitit 2015 parasheh që Iranit t’i hiqen sanksionet ndërkombëtare në këmbim të heqjes dorë nga aktiviteti bërthamor.

Khatibzadeh ka thënë se Irani dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar që “zgjatja e pauzave në negociata nuk është në interesin e askujt”.

Bisedimet në Vjenë janë në pauzë prej 11 marsit, pasi Rusia ka kërkuar garanci se sanksionet e Perëndimit, të vendosura ndaj saj më 24 shkurt – si pasojë e nisjes së pushtimit rus në Ukrainë – nuk do të dëmtojnë tregtinë e saj me Iranin.

Disa ditë më vonë, Moska ka thënë se ka marrë garancitë që i duhen.

Bisedimet në Vjenë mëtojnë të kthejnë SHBA-në në marrëveshje dhe të sigurojnë se Teherani e zbaton atë në përpikëri.

Në mesin e kërkesave që pengojnë finalizimin e procesit është ajo e Iranit që Uashingtoni ta heqë Gardën Revolucionare Islamike nga lista amerikane për terroristët.

“Është e qartë që nëse SHBA-ja do të na jepte përgjigjet e duhura në çështjet që kanë mbetur, secili do të ishte në Vjenë tani”, ka thënë Khatibzadeh.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort