Rilindja 1974 suspendon portierin pasi dyshon se i `lëshoi golat`

Rilindja 1974 ka marrë vendim për të suspenduar për një kohë të pacaktuar portierin Armend Ruxhi, pas ndeshjes së xhiros së fundit të zhvilluar ndaj Drenicës.

Përmes një reagimi zyrtar klubi ka shprehur pakënaqësi për angazhimin e portierit në këtë ndeshje, duke ngritur dyshime rreth performancës së tij.

Ndeshja e zhvilluar të dielën, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë – Grupi A, kishte përfunduar me fitoren e skuadrës nga Skenderaj me rezultat 1-2.

“Pas ndeshjes së fundit të xhiros së IV-të ndërmjet KF Rilindja 1974 dhe KF Drenica, dhe pas analizimit të detajuar të video-incizimeve dhe rrjedhës së ndeshjes, KF Rilindja 1974 ka vendosur të suspendojë për një kohë të pacaktuar portierin tonë, Armend Ruxhi deri në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura. Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës së Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshje”, ka shkruar Rilindja 1974.

Klubi gjithashtu ka shpërndarë pamje video që tregojnë golat e pranuar nga portieri Ruxhi.

Go to TOP