Rikthehet Superliga, ‘nxehtë’ në Gjilan dhe ‘Zahir Pajaziti’

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me ndeshjet e javës së tetë.

Dueli mes Ferizajt dhe Dukagjinit, ndeshjeje që luhet sot pasdite hap ndeshjet e kësaj fundjave.

Kryendeshja e xhiros së tetë luhet nesër pasdite në Gjilan, ku përballen dy rivalët e mëdhenj Drita dhe Gjilani.

Gjithnjë duelet mes këtyre dy skuadrave gjilanase, sjellin ndeshje të forta me rivalitet të madh jo vetëm në terren, por edhe në tribuna.

Një sfidë e tillë pritet të luhet edhe nesër, në një përballje ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Të shtunën zhvillohet edhe ballafaqimi mes Prishtinës dhe Feronikelit ’74, në një duel ky prishtinasit llogaritën favorit të paktën në letër.

Dy ndeshjet e fundit të javës së tetë luhen të dielën pasdite, ku ballafaqohen Llapi-Ballkani dhe Suhareka-Malisheva, katërshe kjo që po garojnë për kreun e tabelës.

Superliga /Java e Tetë

Sot takohen:

Ferizaj-Dukagjini

Të shtunën takohen:

Prishtina-Feronikeli ‘74

Drita-Gjilani

Të dielën takohen:

Llapi-Ballkani

Suhareka-Malisheva

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

Go to TOP