Rihanna pjesë në festën e Dua Lipës
Ylli i muzikës, Rihanna, e cila është shtatzënë mori pjesë në pas-ndejën e Dua Lipës në Met Gala në orët e para të mëngjesit.
Në klubin e natës Virgo pas Met Gala, Rihanna dhe ASAP Rocky u futën në spektaklin elegant të Dua Lipës dhe Dom Perignon në orën 4 të mëngjesit, pikërisht kur dyert u mbyllën.
Por, ardhja e çiftit nuk ishte aq spontane sa dukej. Një burim tha se skuadra “masive” e sigurisë së yllit të popit shtatzënë doli nga klubi disa orë më parë.
Foto: SplashNews
“Të gjithë prisnin Rihannën. Ajo dhe ASAP shkuan në një dhomë të pasme ku reperi nga Mbretëria e Bashkuar, Skepta ishte DJ”, tha një burim.
Cara Delevingne u pa në turmë duke kërcyer me Vanessa Hudgens dhe regjisorin e “Elvis” Baz Luhrmann.
Foto: Mega
Këngëtarja e “Bad Guy” Billie Eilish dhe vëllai i saj, Finneas, ishin gjithashtu në event.
Gjithashtu morën pjesë edhe Penelope Cruz, Florence Pugh, Trevor Noah, Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Më pas Dua ka ndarë disa imazhe përkrah Rihannas dhe të famshëm të tjerë në llogarinë e saj të Instagramit.
