Ridvan Berisha i del në mbrojtje Faton Bislimit: Jam i shokuar, po të shpërfillin nga inati

Një debat i ashpër ka nisur ditë më parë ndërmjet kryetarit të Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe Faton Bislimi, drejtor ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i cili së fundi dha dorëheqje nga kryesia dhe Këshilli i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Shqiprim Arifi ka akuzuar Qeverinë Kurti që 150 mijë eurot e ndara për “lobim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Uashington” derdheshin në llogarinë bankare të Faton Bislimit.

Këto akuza i quajti shpifje Bislimi derisa ka paralajmëruar se do ta padisë për shpifje Shqiprim Arifin.

Në këtë debat është përfshirë sot edhe gazetari Ridvan Berisha duke i dalur në mbrojtje Faton Bislimit.

Ai ka thënë se me nismën e Bislimit e miqve të shumtë që ka ai në Shtëpinë e Bardhë, në Senat e Kongresin amerikan, arriti për herë të parë ta mbledh Komitetin për Politikë të Jashtme të Senatit për te trajtuar çështjen e të drejtave dhe lirive themelore për shqiptaret e Luginës së Preshevës.

Berisha thotë se është i shokuar me tentimet që po i bëhen Bislimit për ta baltosur punën e jashtëzakonshme që po bënë ai.

Postimi i plotë i Ridvan Berishës:

Asnje gje nuk po paraqet lajm ne mjedisin tone sado qe te jete me rendesi pesha e ngjarjeve. Keq, kjo shoqeri konsideroj se vertete po rreshqet ne gremine kenetash kulturore.

U shokova ndersa po e ndiqja kete jave kryetarin e Presheves Shqiperim Arifi, teksa e baltoste me neveri lobimin ne Washington te aktivistit Faton Bislimi. Me nismen e Bislimit e miqve te shumta qe ka ai ne Shtepine e Bardhe, ne Senat e Kongresin amerikan, arriti per here te pare ta mbledh Komitetin per Politike te Jashtme te Senatit per te trajtuar ne kete nivel te larte instnace çeshtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njerit per shqiptaret e Lugines se Presheves. Vertete kush nuk e sheh kete si arritje serioze politike jeton me nje problem serioz te te kuptuarit e thelbit te brengave qe i kane shqiptaret qe jetojne nen diskriminim ne Serbi.

Shperfillja e kesaj ngjarjeje me peshe te jashtezakonshme politike nga kryetari Arifi, me lloj lloj akuzash, qe jane çeshtje e gjykatave, perfaqeson thene me se buti, karakterin e nje politikani shkurtpames e mbase edhe pa vizion.

Faton, sot te shperfillin, nga inati natyrisht por mos hiq dore nga mirembajtja dhe kultivimi i raporteve me miqte tuaj ne SHBA sepse druaj se edhe Kosova nuk mbahet ne mend te kete pasur kete raport gati pikellues me administraten amerikane.

Go to TOP