Rey Manaj vendimtar, Sivasspor fiton me golin e tij

Rey Manaj shënoi golin e fitores për Sivasspor në Ligën e Parë turke duke i dhënë skuadrës së tij një triumf 1-0 në udhëtim ndaj Serik Spor.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte vendimtar në këtë përballje duke shënuar golin që vendosi rezultatin dhe i siguronte tri pikë të rëndësishme ekipit të tij.

29 vjeçari u rikthye te Sivasspor gjatë dimrit dhe menjëherë ka treguar ndikimin e tij në fushë.

Sulmuesi ka arritur të realizojë 4 gola në 5 ndeshje të zhvilluara në kampionat që nga kthimi i tij duke u shndërruar në një prej protagonistëve kryesorë të skuadrës turke.

Go to TOP