Rexhaj reagon ndaj kritikave për votat e Hysen Çekajt: Mos fyeni fëmijët e heronjve

Veprimtari i çështjes kombëtare, Sali Rexhaj, ka reaguar ashpër ndaj kritikave për zgjedhjen e Hysen Çekajt si deputet duke mbrojtur të drejtën e tij për të përfaqësuar qytetarët në Kuvend.

Rexhaj ka theksuar se Hysen Çekaj ka marrë mbështetje të merituar duke përkujtuar kontributin e babait të tij, Sali Çekut, komandantit të njohur të UÇK-së dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“LDK në mërgatë ka qenë gjithmonë aktive dhe e organizuar. Ata janë mobilizuar, dhe po të mos u vidhnin votat, do të merrnin deri në 60% të votave,” ka shkruar Rexhaj.

Ai ka kritikuar ashpër ata që sipas tij po fyejnë fëmijët e heronjve duke përmendur se askush nuk do t’i njihte disa emra politikë pa kontributin e prindërve të tyre në çështjen kombëtare.

“Mbylleni gojën dhe mos fyeni fëmijët e heronjve, sepse ata nuk e kanë dhënë jetën kot për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,” ka përfunduar Rexhaj. /Kosova.info/


Go to TOP