Rexhaj: LDK duhet të përfshijë Agim Veliun në listën zgjedhore të 9 shkurtit
Aktivisti i çështjes kombëtare, Sali Rexhaj, ka bërë një thirrje publike për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar përfshirjen e Agim Veliut në listën zgjedhore të partisë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Rexhaj e cilëson Veliun si një lider të pamposhtur të Llapit, i cili ka mbetur gjithmonë besnik ndaj LDK-së duke u përballur edhe me plagë fizike për këtë përkushtim. Ai thekson se LDK duhet të shkojë e unifikuar dhe me kandidatët më të mirë, pasi ka gjasa të qeverisë Kosovën për katër vitet e ardhshme.
“Vota ime këtë herë i shkon LDK-së,” deklaroi Rexhaj duke riafirmuar mbështetjen e tij për orientimin perëndimor dhe vizionin e Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ai ka shpjeguar se, fotografia e publikuar tregon Agim Veliun në krye të një proteste për mbrojtjen e shkollës shqipe në Prishtinë, në shtator 1991. /Kosova.info/
