Rexhaj: Kush qëndron, fiton
Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka kujtuar angazhimin e Kosovës në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare. Ai theksoi se para dy vjetëve FKS-ja ishte larguar nga stërvitja Defender 23 pas vendosjes së katër kryetarëve në zyrat e tyre në komunat veriore të Ibrit.
Sivjet, gjatë Defender 25, Kosova jo vetëm që mori pjesë, por ishte edhe nikoqire e stërvitjes. Rexhaj përmendi praninë e autoblindave dhe dronëve duke theksuar rëndësinë e qëndrimit dhe gatishmërisë së institucioneve.
“Kush qëndron, fiton. Duhet të qëndrojmë, dhe: Fitojmë!”, u shpreh deputeti Rexhaj. /Kosova.info/
