Reshjet e shiut e borës, policia apel për kujdes të shtuar në komunikacion

Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë, për shkak të shiut dhe borës.!

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike reshje të shiut e borës dhe ulje të temperaturave, Policia e Kosovës APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë”, njofton Policia e Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP